Gjendet një automjet plotësisht i djegur në Tapizë, brenda tij dy armë zjarri automatike

Kronike

Publikuar: 04/10/2025

Gjendet një automjet plotësisht i djegur në Tapizë, brenda tij dy armë zjarri automatike

Një automjet është gjetur i djegur plotësisht pranë një impianti për përpunimin e inerteve në zonën e Tapizës, duke ngritur dyshime për një ngjarje të qëllimshme dhe të lidhur me veprimtari kriminale.

“Me datë 03.10.2025: rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”. 

Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.