Publikohet fotoja e autorit të dyshuar për vrasjen e 40-vjeçarit, Hajdar Ismajlgecit, mbrëmjen e djeshme në Babrru.
Autori Arlind Demushi u arrestua në një banesë në Durrës nga uniformat blu disa orë pas krimit. Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka pasur gjatë kryerjes së krimit.
Viktima u gjet i pajetë në mes të rrugës pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”, rreth orës 20:10 të mbrëmjes së djeshme.
Sipas policisë, Hajdar Ismailgeci është goditur 1 herë me thikë, plagë që i ka shkaktuar vdekjen. Sipas raportimeve, viktima dhe autori ishin duke konsumuar alkool, ndërsa nuk dihen arsyeja e konfliktit mes tyre.