Edi Rama mbledh strukturat e PS: Veliajn nuk e shkarkoi qeveria, por këshilli bashkiak

Aktualitet

Publikuar: 03/10/2025

Edi Rama mbledh strukturat e PS: Veliajn nuk e shkarkoi qeveria, por këshilli bashkiak

Kryesocialisti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim koordinues me ministrat dhe deputetët e kryeqytetit.Mësohet se Edi Rama u ka thënë të pranishmëve të qëndrojnë larg debateve për mënyrën si presidenti e firmosi dekretimin e zgjedhjeve edhe në Tiranë. Rama citohet të ketë deklaruar se dekreti i presidentit është i rregullt dhe duhet të shkohet përpara me fushatën.

Nuk e shkarkoi qeveria Erion Veliajn por këshilli bashkiak“-citohet të ketë thënë Rama, deklarim që vjen vetëm 1 ditë pasi avokatët e Veliajt ankimuan në kushtetuese dekretin e presidentit.

Rama u ka kërkuar të përveshin mëngët e të prodhojnë një fitore historike për PS në këto zgjedhje në Tiranë me Ogerta Manastirliun.

Kur Tirana dhe 5 bashki të tjera shkojnë më 9 Nëntor në zgjedhje nga ky takim Rama ka lënë disa porosi e udhëzime për këtë proces ku në kryeqytet PS garon me Ogerta Manastirliun ndersa fushata udhëhiqet nga numri dy i qeverisë Belinda Balluku.

Kjo mbledhje ka shërbyer për të ndarë skuadrat të cilat do të punojnë në çdo njësi të Tiranës. Burime nga takimi i thanë Top Channel se në njësinë 5 një ndër më të mëdhatë në kryeqytet si  forcë e shtuar në krah të Erion Braçes vinë Taulant Balla dhe Niko Peleshi.