Tritoli në servisin e Alfred Gurrës në Fushë-Krujë, arrestohet autori

Kronike

Publikuar: 02/10/2025

Tritoli në servisin e Alfred Gurrës në Fushë-Krujë, arrestohet autori

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar që vendosi tritol në një servis makinash në Fushë-Krujë. Bëhet fjalë për shtetasin 34-vjeçarin Ervin Shera.

Servisi në fjalë është në pronësi të Alfred Gurrës, i cili pasi ka konstatuar dëmtimin në qepenin e servisit, ka shkuar në polici ku ka depozituar dhe kallëzim penal. Jashtë kamerave, Gurra deklaroi se nuk ka konflikte me njeri.

Nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë, është sekuestruar motori që dyshohet se u përdor nga Shera, si dhe celulari i tij.

“Krujë/Vijojnë hetimet për zbardhjen e autorësisë së vënies së lëndës plasëse në një servis automjetesh, në fshatin Luz, 4 ditë më parë.   

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se ka vënë lëndën plasëse në qepenin e servisit të automjeteve.

Sekuestrohen motomjeti që dyshohet se ka përdorur 34-vjeçari në këtë ngjarje dhe celulari i tij.    

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në servisin e automjeteve në pronësi të shtetasit A. G., në fshatin Luz, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë mundësuan identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit:

-E. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Zezë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 28.09.2025, ka vënë lëndë plasëse në qepenin e servisit të automjeteve të shtetasit A. G. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Vijojnë hetimet për përcaktimin e motivit të ngjarjes.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.