“Trajtim mizor ndaj Veliajt”, Bamir Topi: Për interesa politike këtu bëhet gjithçka

Politikë

Publikuar: 02/10/2025

“Trajtim mizor ndaj Veliajt”, Bamir Topi: Për interesa politike këtu bëhet gjithçka

“Sa i përket aspektit politik, shikoj që ka një trajtim mizor ndaj Erion Veliajt. Për interesa politike këtu bëhet gjithçka”. 

Kështu u shpreh Bamir Topi i ftuar në studion e A2 CNN, në lidhje me çështjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës. 

Sipas tij, “kur shkelet neni 115 i Kushtetutës, tregon që pushteti politik ka influencë ekskluzive në institucionet e tjera”. 

Ne kemi shkuar në një model të një republike të Kryeministrit, kam parasysh edhe atë që ndodhi me modelin e ministres digjitale. Ishte diçka e pazakontë dhe në shumë raste kërkohet dialogim me grupet politike, me grupet e interesit…”, tha Bamir Topi.