30 mijë lekë ryshfet për të mos vendosur gjobë, SPAK kërkon nga 2 vite burg për 3 ish-zyrtarët! Mes tyre edhe vëllai i ish-presidentit Nishani

Kronike

Publikuar: 01/10/2025

30 mijë lekë ryshfet për të mos vendosur gjobë, SPAK kërkon nga 2 vite burg për 3 ish-zyrtarët! Mes tyre edhe vëllai i ish-presidentit Nishani

Prokuroria e Posaçme ka nxjerrë konkluzionet përfundimtare për shtetasit Ilir Nishanin, Genci Hicka dhe Gerson Tafa të cilët dyshohen se morën ryshfet në cilësinë e inspektorit të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit. 

Prokurori Behar Dibra kërkoi dënimin me 2 vite burg për Ilir Nishanin, Genci Hiçka dhe Gerson Tafa.

Gjithashtu ai kërkoi që dënimi të konvertohet në shërbim prove për një periudhë 3 vjeçare, si dhe të aplikohet “heqja e të drejtës për te ushtruar funksione publike” për 3 vite.

Sipas hetimeve të SPAK, në vitin 2020, këta persona kanë marrë ryshfet në vlerën e 30 mijë lekëvenga dy mjekë Konstandin Balloma dhe Besim Boçi, me qëllim që të mos i gjobisnin për trajtimin e mbejteve spitalore.