Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, opozita kërkon përsëritje të seancës për prezantimin e programit të qeverisë

Politikë

Publikuar: 29/09/2025

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, opozita kërkon përsëritje të seancës për prezantimin e programit të qeverisë

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në mesditë në seancë plenare për t’i hapur rrugën përfundimisht funksionimit të komisioneve parlamentare. Ndërkohë në orën 10:00 ka nisur dhe mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për të përcaktuar rendin e ditës.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit përsëritjen e seancës së 12 shtatorit ku si asnjëherë më parë, plani i qeverisë u miratua në 25 minuta seancë pas u zhvilluar debat.

Në kërkesë opozita ka kërkuar Mocion me Debat mbi programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme.