Me bukurinë e saj mahnitëse natyrore, historinë e pasur dhe mikpritjen e ngrohtë, Shqipëria është një alternativë e denjë kundrejt Italisë ose Greqisë, shkruan Natalie B. Compton në një artikull të botuar në “The Washington Post”.
Zakonisht, videot tregojnë ujërat kristalore të një liqeni të rrethuar nga male të larta ose plazhe të pastra me çadra të rregullta. A mund ta besoni se kjo është Shqipëria?
Miqtë, ekspertët e udhëtimeve dhe turistët e huaj këmbëngulën të gjithë se Shqipëria ishte një destinacion i ngjashëm me Italinë, Kroacinë ose Greqinë.
“Vendi i vogël mesdhetar ofron gjithçka, ushqimin, natyrën, jetën e natës – me një kosto shumë më të ulët dhe pa turma vizitorësh”, thanë ata.
Doja ta besoja, por tingëllonte shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Kështu që vendosa të bëja një udhëtim në Ballkan këtë verë.
Unë dhe bashkëshorti im, Dan, nisëm turin tonë me një furgon kampingu në Kroaci. Kaluam një ditë spektakolare në ishullin Hvar duke lundruar në Adriatikun mahnitës, duke ngrënë makarona me prodhime deti dhe duke pirë verë vendase.
Shkuam në një kamping të qetë dhe notuam në gadishullin e Peljesaçit. U mahnitem nga Gjiri i Kotorrit në Mal të Zi.
Ajo që do të ndodhte më pas ishte krejtësisht e panjohur për ne. A do t’i përmbushte Shqipëria pritshmëritë tona?
Liqene të kristalta dhe kodra të gjelbëruara
Plani ynë ishte të fillonim turin në veri, por orari ishte i ngjeshur.
Furgoni i kampingut na lejoi të ishim fleksibilitet me lëvizjet tona, kështu që e realizuam pjesën më të madhe të itinerarit tonë menjëherë.
E filluam udhëtimin tonë në qarkun e Shkodrës, një rajon i famshëm për malet, liqenet, akomodimet në ferma dhe ecjet në natyrë, si dhe historinë e tij.
Qyteti i Shkodrës njihet si një nga qendrat më të rëndësishme kulturore të vendit.
Ndërsa ngisnim makinën përgjatë autostradës, deti Jon të verbonte në horizont.
Në Himarë, bregu i qytetit ishte i mbuluar me rreshta simetrikë çadrash dhe uji ishte krejtësisht i pastër.
Akomodimet në qytet varionin nga hostele të lira deri te hotelet luksoze që kushtonin qindra dollarë në natë.
Ne u akomoduam në një bujtinë në një lagje kodrinore që ishte një ngjitje e pjerrët nga rruga kryesore. Dhoma jonë kushtonte vetëm 49 dollarë nata.
Në muzg, bregdeti ishte plot me familje dhe çifte. Për darkë, gjetëm një restorant me ushqime deti – me vlerësime pozitive në internet.
Vakti për dy persona — 60 dollarë
Ishim informuar për plazhin e Livadhit, i cili ndodhej në rajonin e Himarës, dhe ishte pak më i populluar se qyteti dhe vetëm disa kilometra në veri.
Në Kampingun Moskato, vetëm një parking na ndante nga plazhi. Paguam 35 dollarë për të parkuar furgonin tonë nën një pemë ulliri dhe vazhduam te ecnim deri ne bregdet për rreth tre minuta.
Kishte dushe të pastra, një lavanderi dhe një restorant ku mund të pije kafe në mëngjes dhe një birrë të ftohtë në mbrëmje.
Një hotel luksoz aty pranë kushtonte më shumë se 300 dollarë në natë gjatë pikut të sezonit veror.
E kaluam pasditen duke ecur mes plazheve me gurë – një udhëtim që dukej sikur ishte një ishull sekret; pa shezlongje, vetëm një kasolle me skarë, që shërbente kokteje.
Prapa Livadhit në “Restorantin Blue Bay”, hëngrëm peshk vendas të skuqur, një sallatë me feta portokalli, ullinj dhe qepë, makarona me fruta deti, një pjatë me perime të ziera, dhe verë.
Dreka kushtoi 60 dollarë, një nga vaktet tona më të shtrenjta – por shumë herë më lirë se në Puglia të Italisë, Majorka të Spanjës apo edhe në Maltë. Ishte gjithashtu një nga vaktet tona më të shijshme.
Më shumë se një “kopje”
Nga Livadhi, u nisëm drejt qytetit të Beratit, i njohur për shtëpitë e tij të bardha osmane që shtrihen përgjatë lumit Osum, për të kaluar natën në një kamping në Agroturizmin dhe Verërinë e mrekullueshme Alpeta në Roshnik.
Me pas, u kthyem në Tiranë dhe qëndruam në një hotel në aeroport – duke përfunduar aventurën tonë në Ballkan.
Një javë nuk ishte e mjaftueshme. Nuk arritëm kurrë në majat më të larta të vendit, në fshatrat më të largëta apo edhe në një nga burimet magjepsëse të Shqipërisë, “Syri i Kaltër”.
Vendi mesdhetar ofron plazhe idilike që mund të arrihen vetëm me varkë dhe rrënoja më të vjetra se Roma që nuk patëm kohë t’i vizitonim.
Ajo që zbuluam në Shqiperi ishte më shumë se sa një “kopje” e vendeve të saj fqinje.
Kur miqtë na pyesin për udhëtimin tonë në Shqipëri, nuk u themi se ishte si në Itali apo Greqi – por u tregojmë për “Bujtinën Rragam”, kënaqësinë e zgjimit në një fshat rural të rrethuar nga male dhe toka bujqësore, ecjet nëpër bar dhe mëngjeset me djathë të freskët, prodhime nga fermat fqinje, mjaltë vendas dhe reçel fiku.
Duke përfshirë zhytjet më të paharrueshme të jetës sime në një liqen – i gjithi vetëm për ne. U tregojmë për ngjyrën mahnitëse të ujërave të plazhit të Livadhit