Emërimet e reja: Edona Bilali te Infrastruktura! Rikthehet Tomini te Shëndetësia

Politikë

Publikuar: 25/09/2025

Emërimet e reja: Edona Bilali te Infrastruktura! Rikthehet Tomini te Shëndetësia

Lëvizje të reja po zhvillohen në qeverinë ‘Rama 4’.

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Edona Bilali është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjithashtu mësohet se si zëvendësministre e Shëndetësisë është emëruar Eugena Tomini, e cila e ka mbajtur dhe më përpara këtë detyrë.