“Tirana ka nevojë për kryetar”, Rama: Këshilli Bashkiak i hapi rrugë zgjedhjeve të reja

Aktualitet

Publikuar: 24/09/2025

“Tirana ka nevojë për kryetar”, Rama: Këshilli Bashkiak i hapi rrugë zgjedhjeve të reja

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me ministrat dhe deputetët e PS të këtij qarku, një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Edi Rama: Tema jonë si palë e përgjegjshme në jetën e këtij vendi është një histori drejtësie plot pikëpyetje që s’dihet sa do zgjasë të mos e marrë peng pafundësisht kryeqytetin dhe punët e tij. Tirana nuk mund të gdhihet dhe ngryset si trupë pa kokë dhe qyterarët nuk mund të bashkëjetojnë me një bashki kokëkëputur.

“Tirana ka nevojë për një kryetar. Këshilli Bashkiak miratoi dje shkarkimin e kryetarit në mungesë prej shtatë muajsh për ti hapur rrugë zgjedhjeve të reja”, tha Rama.