Nipat e Xhemal Qefalisë përplasen me policët dhe sigurimin e Rinasit

Aktualitet

Publikuar: 24/09/2025

Nipat e Xhemal Qefalisë përplasen me policët dhe sigurimin e Rinasit

Një sherr i dhunshëm u regjistrua në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ku disa persona, të dyshuar si nipat e ish-deputetit Xhemal Qefalia, u përplasën me policët dhe punonjësit e sigurisë së aeroportit.

Raportohet se ngjarja ndodhi pranë Gate 9.

Siç shihet në video familjarët e Qefalisë godasin fillimisht policinë dhe më pas përplasen me punonjësit e TIA.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij sherri të dhunshëm, teksa nuk ka asnjë reagim nga ana e policisë.