Belind Këlliçi përjashtohet nga kupola e opozitës, kamikazi i familjes Berisha ‘shpërblehet’ me një vend qesharak si anëtar në komisione

Kryesore

Publikuar: 24/09/2025

Belind Këlliçi përjashtohet nga kupola e opozitës, kamikazi i familjes Berisha ‘shpërblehet’ me një vend qesharak si anëtar në komisione

Kuvendi u mblodh në një seancë që zgjati 90 minuta, ku u miratua edhe përbërja e komisioneve parlamentare, 4 nga të cilët i drejton PD. Edhe pse opozita i konsideron të paligjshme dhe ka kërkuar rrëzimin në Gjykatë Kushtetuese, një ditë më parë ajo i çoi emrat e saj në të 11-a komisionet e përhershme.

Por, ai që ka mbetur plotësisht i përjashtuar nga kupola e opozitës është Belind Këlliçi, i cili nga kandidat (i dështuar) për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Tiranës dhe me ambicien për të marrë postin e ministrit të Brendshëm në rast të fitores së PD-së, tani ka përfunduar thjesht si anëtar i një prej 11 komisioneve parlamentare, atij për Nismat Qytetare, krah për krah me të përfolurin Gjin Gjoni, simboli i korrupsionit në drejtësi që vetë Këlliçi pretendon se e ka luftuar.

Ky është poshtërimi i fundit që i ka rezervuar Sali Berisha, pasi pikërisht Këlliçi nuk e ka fshehur ambicien për të marrë edhe timonin e partisë. Më mirë se Këlliçi nuk janë vetëm Luciano Boçi, Ina Zhupa, Bardh Spahia dhe Jorida Tabaku, të gjithë emëruar si kryetarë të komisioneve të rëndësishme, por edhe ata që janë emëruar zv/kryetarë si Enno Bozdo, Oerd Bylykbashi, Blendi Himçi, Xhelal Mziu, Albana Vokshi, Ivi Kaso deri te Klevis Balliu, i cili është emëruar nënkryetar i komisionit të rëndësishëm për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes që drejtohet nga mazhoranca.

Belind Këlliçi, i mobilizuar për dy vite të tëra si kamikaz i familjes Berisha, u “shpërblye” me një vend qesharak.

Lista me anëtarët e opozitës në Komisione

1.Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

Kryetar:

LUCIANO BOÇI

Anëtarë:

LUAN BAÇI

KASTRIOT PIROLI

BRUNILDA HAXHIU

Anëtarë Zëvendësuesë:

LEDINA ALOLLI

ERISA XHIXHO

2.Komisioni për Kulturën, Turizimin dhe Diasporën

Kryetar:

INA ZHUPA

Anëtarë:

AGRON GJEKMARKAJ

JOZEFINA TOPALLI

DENISA VATA

Anëtarë Zëvendësuesë:

KLODJANA ÇAPJA

BESART XHAFERRI

3.Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

Kryetar:

BARDH SPAHIA

Anëtarë:

ZIJA ISMAILI

MANJOLA LUKU

MESILA DODA

ERISA XHIXHO

Anëtarë Zëvendësuesë:

TRITAN SHEHU

KLIT HOTI

4.Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Kryetar:

JORIDA TABAKU

Anëtarë:

GAZMENT BARDHI

EDI PALOKA

GRETA BARDELI

Anëtarë Zëvendësuesë:

ELDA HOTI

ARJAN NDOJA

5.Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Zv.kryetar:

ENNO BOZDO

Anëtarë:

BUJAR LESKAJ

LEDINA ALOLLI

IGLI CARA

BESART XHAFERRI

Anëtarë Zëvendësuesë:

FLAMUR HOXHA

LUAN BAÇI

EDMOND HAXHINASTO

6.Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Zv.kryetar:

OERD BYLYKBASHI

Anëtarë:

GENT STRAZIMIRI

SAIMIR KORRESHI

ARJAN NDOJA

TEDI BLUSHI

Anëtarë Zëvendësuesë:

GRETA BARDELI

GJIN GJONI

7.Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes

Zv.kryetar:

KLEVIS BALLIU

Anëtarë:

FLAMUR NOKA

ISUF ÇELAJ

FATMIR MEDIU

Anëtarë Zëvendësuesë:

KASTRIOT PIROLI

FIDEL KREKA

8.Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Zv.kryetar:

BLEND HIMÇI

Anëtarë:

KLIT HOTI

FIDEL KREKA

KLODJANA ÇAPJA

Anëtarë Zëvendësuesë:

BELIND KËLLIÇI

ARTAN LUKU

9.Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

Zv.kryetar:

XHELAL MZIU

Anëtarë:

RAMADAN LIKAJ

FLAMUR HOXHA

BLEDION NALLBATI

ARTAN LUKU

Anëtarë Zëvendësuesë:

IGLI CARA

SAIMIR KORRESHI

10.Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

Zv.kryetar:

ALBANA VOKSHI

Anëtarë:

TRITAN SHEHU

TOMOR ALIZOTI

EDMOND HAXHINASTO

VANGJEL DULE

Anëtarë Zëvendësuesë:

MESILA DODA

IGLI CARA

BRUNILDA HAXHIU

11.Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Zv.kryetar:

IVI KASO

Anëtarë:

BELIND KËLLIÇI

ELDA HOTI

GJIN GJONI

Anëtarë Zëvendësuesë:

FATMIR MEDIU

GENT STRAZIMIRI