Charlie Kirk u nderua nga PD/ Vokshi: Sëmundje, mbështetja e fashistëve! Qori: Nuk na duhet si model trampizmi

Politikë

Publikuar: 23/09/2025

Charlie Kirk u nderua nga PD/ Vokshi: Sëmundje, mbështetja e fashistëve! Qori: Nuk na duhet si model trampizmi

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u diskutua nderimi i Charlie Kirk, aktivistit konservator të vrarë në SHBA, në Tiranë, përfshirë edhe nga disa deputetë të Partisë Demokratike.  

Sipas analistit Indrit Vokshi, kjo është një “sëmundje” ku ata identifikohen me fashistë apo banditë në botë

Ndërsa kreu i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, deklaroi se me Trump në SHBA po thellohet autoritarizmi dhe ky nuk duhet të jetë një model që të merret në Shqipëri, siç bën opozita. 

Indrit Vokshi: Mendoj se ata që e kanë quajtur veten të djathtë, kanë sëmundje ideologjike që çdo fashisht dhe bandit në botë, e marrin dhe identifikohet. Konservatorizmi është origjinale në prejardhje. Kurse këtu janë të djathtë dhe feudalë.
Këtu vetëm konservatorizmi tamam nuk ekziston. Këtu mendohet se të djathtë janë ata që bëjnë si të fortë, që kanë lekë. Duke dashur të kërkosh shpresë, duke qenë i dëshpëruar, shkon dhe hidhesh në krahët dhe në humnerën… Këta çfarë bëjnë? Në kërkim të një identiteti politik që nuk e prodhojnë dot vetë, për shkak të formimit dhe të jetës në këto komunitete, gjejnë figura për të kuruar dëshpërimin, nuk ka asnjë rëndësi për jetën politike personi në fjalë. Është gjynah pasi është viktimë e një vrasje. Por e djathta në Shqipëri duhet të ketë një specifikë, të përshtatet me kulturën dhe traditat e njerëzve. Të djathtat ekstreme janë anti myslimane, çfarë do të bëjë e djathta këtu? Nuk mund ti ngjash.
Me çfarë kam parë në rrjetet sociale, kanë qenë këta, po të ndjekim të djathtën radikale Trumpiste, duhet të bashkohemi me Dodik, Gruevski apo Agimin e Artë.
Ne jemi shqiptarë, nëse do të krijojmë dashuri dhe dashamirësi me çdokënd që futet brenda kësaj rrymës hard, do të kemi problemet tona. Ne nuk na intereson që këta parti të jenë rreth e rrotull në Ballkan.
Unë i përkas të djathtës, por ka qenë më mirë për shqiptarët në Ballkan, kur në vendet e tjera kanë qenë të majtat në pushtet, pasi kanë qenë më pak shovinistë.

Arlind Qori: Biem dakord që është tragjedi dhe që një njeri të vritet për arsye politike, është shumë e rëndë dhe duhet dënuar. Problemi në Shqipëri me identifikimin me trampizmin, është që ai vjen si paketë. Shiko çfarë po bën Trump këto ditë, prej asaj që ndodhi. Doli një si tip kryetar i AMA dhe i tha ABC-së në SHBA, po nuk e hoqe nga puna këtë Jimmy Kimmel, do të kesh probleme me licensen. Të nesërmen e hoqën nga puna. Po morem këtë si model, këtë bën edhe Edi Rama, t’i heqim gazetarët nga puna. Pra kur e merr si paketë… Kjo ngjarje nuk mund të përdoret për ta shndërruar demokracinë amerikanë në një shtet autoritarist.
Ky nuk mund të jetë lajm i mirë, që të thellohet autoritazimi në SHBA dhe në ta marrim si model.