Biznesmeni Yzedin Bozhaj kapet duke vjedhur paratë publike me letra false, 70 milionë euro tendera përmes mashtrimit dhe korruptimit, dyshime për grup kriminal (emra dhe firma)

Investigim

Publikuar: 23/09/2025

Biznesmeni Yzedin Bozhaj kapet duke vjedhur paratë publike me letra false, 70 milionë euro tendera përmes mashtrimit dhe korruptimit, dyshime për grup kriminal (emra dhe firma)

Biznesmeni 65-vjeçar nga Mallakastra Yzendin Bozhaj është administrator dhe pronar i vetëm i kompanisë së ndërtimit Shendelli, me kapital 2.7 milionë lekë. Bozhaj e trashëgoi kompaninë që në vitin 2005.

Kompania Shendelli, gjatë 10 viteve të fundit, ka përfituar në bashkëpunim mbi 70 milionë euro tendera publikë, shpeshherë me pazar në tavolinë me zyrtarët titullarë të institucioneve publike, me ofertë fituese sa fondi limit, me dokumente false, skema mashtrimi dhe duke vjedhur në mënyrë të përsëritur paratë publike, përmes situacioneve false për punime të pakryera (fiktive). Vetëm gjatë viteve të fundit, nga arka e shtetit në llogaritë e kompanisë së biznesmenit Yzedin Bozhaj kanë kaluar mbi 10 milionë euro.

Në dy procedura tenderuese të Bashkisë Sarandë, të audituara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, me fitues kompaninë Shendelli të Yzedin Bozhajt, është konstatuar në të dy rastet vjedhja e parave publike gjatë zbatimit të kontratave, duke bërë situacione false për punime që nuk ekzistojnë.

Për mbikqyrjen e zbatimit të kontratave në vlerë të madhe, autoriteti publik kontrakton një kompani supervizimi. Në çdo rast, vjedhja e parave publike përmes punimeve të pakryera nuk mund të realizohet pa bashkëpunimin e kompanisë mbikqyrëse apo të autoritetit kontraktor (bashki, ministri, drejtori etj). Që një skemë vjedhje të funksionojë, duket kordinim korruptiv mes zyrtarit publik që përfaqëson institcionin shtetëror, pronarit të kompanisë fituese dhe supervizorit.

Biznesmeni Bozhaj kapet duke vjedhur

Në mars 2023, Bashkia e Sarandës shpall fituese kompaninë Shendelli të tenderit me objekt ‘Rikualifikim dhe riveshje e rrugëve “Onhezmi” dhe rrugës “Adem Sheme”‘, me vlerë 320 mijë euro. Ish kryebashkiaku Adrian Gurma ka skualifikuar të gjithë konkurrentët e tjerë për të shpallur fitues Yzedin Bozhajn.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se biznesmeni Bozhaj ka abuzuar me zbatimin e kontratës me Bashkinë e Sarandës, duke certifikuar punime që nuk ekzsitojnë me situacione false, një praktikë e shpeshtë vjedhje, rrallëherë e ndëshkuar penalisht.

Në qershor të vitit 2021, Bashkia Sarandë ka shpallur fituese kompanitë ED KONSTRUKSION dhe SHENDELLI me objekt “Furnizim me ujë i zonës Baba Rexhepi dhe Lugu i Dardhës faza II (loti përfundimtar)”, me vlerë 3.1 milionë euro. Edhe ky tender është shënjuar me flamur të kuq pasi nuk ka pasur asnjë konkurrent tjetër përveç fituesit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar që dy kompanitë me pronarë Alfred dhe Eduart Ibrahimi si dhe Yzedin Bozhaj kanë vjedhur një pjesë të parave publike, përmes certifikimit me situacione false të punimeve që nuk ekzistojnë.

Evidencat tregojnë se biznesmeni Yzedin Bozhaj është një nga ‘peshkaqenët’ e mëdhenj të vjedhjes së fondeve publike, pra të taksave të qytetarëve shqiptarë, në bashkëpunim me disa hajdutë të tjerë tenderash që pretendojnë se janë biznesmenë, gjithnjë në koordinim me një çetë të zyrtarësh publikë të korruptuar.

Karteli që vjedh taksat e shqiptarëve

Disa nga bashkëpunëtorët e Bozhajt në përvetësimin e parave publike janë Valter Begaj i arrestuar nga SPAK-u, ish kreu i ARRSH Evis Berberi i arrestuar nga SPAK-u, Paqësor Buzi, Alfred dhe Eduart Ibrahimi, Kujtim Bregu, Jemin Toto, dy hajdutët me damkë Aldi dhe Enea Llazi, zhvatësi i famshëm parave publike Eral Myftaraj, i njohur si si xhepi i Bledi Çuçit, trafikanti i drogës Nazif Bajrami, Andrea dhe Astrit Gjikondaj, Hekuran Hoxha, Fredi Marra, Lavdrim Baraj, Gjergji Bezati etj.

Grupi i zyrtarëve dhe ish zyrtarëve që kanë firmosur tendera të dyshimtë për këtë rreth biznesmenësh të kapur nga KLSH duke vjedhur paratë publike me situacione false, përbëhet nga Dritan Agolli, Evis Berberi, Luan Tabaku, Endri Mullai, Desantila Tahiraj, Zamira Rami, Artur Bushi, Majlinda Bufi, Majlinda Cara, Tomorr Zaimaj, Bajram Pishkashi, Nuri Belba, Eduard Kapri, Dhimitraq Toli, Bukurosh Maçi, Rajmonda Balilaj, Juljana Memaj, Enkeleda Lleshi, Mario Bakalli, Qerim Ismailaj dhe sidomos Redjan Krali, ish kryetar i Bashkisë Kavajë, me të cilin Yzen Bozhaj ka finalizuar disa afera me vlerë mbi 10 milionë euro.