Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia, Spiropali bisedë telefonike me homologun estonez: Mbështetje për aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s dhe mbrojtjen kolektive

Politikë

Publikuar: 21/09/2025

Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia, Spiropali bisedë telefonike me homologun estonez: Mbështetje për aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s dhe mbrojtjen kolektive

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar këtë të diel një bisedë telefonike me homologun e saj estonez Margus Tsahkna. Ky i fundit i përcolli Spiropalit urimet e tij për emërimin në detyrën e re të Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme. Ministri i Jashtëm i Estonisë njofton në rrjetin social X se me Spiropalin diskutoi “mbi shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore nga Rusia dhe nevojën për konsultime të Nenit 4 me NATO-n.”

Postimi i Margus Tsahkna:

Një bisedë e shkëlqyer e parë me homologen time, @elisaspiropali, të cilën e përgëzova për emërimin e saj si Ministre e Jashtme e Shqipërisë.

Diskutuam shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore nga Rusia dhe nevojën për konsultime të Nenit 4 me NATO-n.

Estonia dhe Shqipëria janë partnerë dhe aleatë të mirë. Presim me padurim thellimin e bashkëpunimit tonë.

Screenshot