Gimi i Puros thirrje për atentat ndaj Ramës? “N’a duhet dikush që merr përsipër burgun”

Aktualitet

Publikuar: 20/09/2025

Gimi i Puros thirrje për atentat ndaj Ramës?   “N’a duhet dikush që merr përsipër burgun”

Agim Nesho, i njohur si Gimi i Puros, thotë se në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi, opozita nuk ka asnjë mundësi. Gjatë një interviste në TV Zeni, Gimi i Puros tha se dikush duhet të dalë e të marrë përsipër burgun. Edhe pse Gim i Puros është një personazh që rivalizon profesor Pilinçin, ky mesazh duhet të analizohet nga autoritetet si një vepër e mundshme penale.

Por, ndoshta edhe të afërmit e nderuar të 70-vjeçarit duhet të marrin masa për të kufizuar daljet e tij në banakun e TV Zenit pas këtyre qëndrimeve me natyrë penale, pasi mund të burojnë nga mosha e thyer, rakia apo inatet që Rama nuk e bëri deputet. Gjithsesi, Gimi i Puros si komit në këtë moshë vështirë të imagjinohet.

Ishte një moment ‘de facto’ i zhdukjes së pluralizmit. As Putin s’e ka lënë që programi qeverisës të mos jetë në diskutim, e lejon debatin, as Maduro, asnjë lider tjetër. Kur pyet AI kush janë parlamentet që s’kanë lejuar debat, përherë të parë në 30 vjet në Shqipëri, del ish-Bashkimi Sovjetik, Hitleri, Duçja etj, dhe kur vjen puna te një regjim diktatorial, thotë se aq të gjata i bëjnë programet që të jenë të lodhshme për qytetarët.

Jam dakord që kjo ishte show i shpifur i Ramës, që s’i dha mundësi opozitës. Tempulli i ligjeve është, që opozita të jetë brenda kornizës kushtetuese, ose themi kemi regjimin e Ramës e të ikim në mal. Së dyti ishte fyese. Një opozitë që dëgjon një robot i programuar, me atë që do Rama, është fyese për atë që e dëgjon.

Rama s’ka asnjë përgjegjësi. Vodhi zgjedhjet, bëri farsë të madhe e sheh që pushteti s’mbahet me debate, ky është mbreti lakuriq, gangster që bashkëpunon me krimin e organizuar dhe vazhdon të mbajë pushtetin për arsye të moskrijimit të faktorëve të përgjithshëm e të brendshëm.

Është kontrata sociale që populli ka me qeverinë e radhës, duket që ne s’kemi një pritje të shpejtë që të kemi standardet e respektimit të standardeve që ka Nepali e Sri Lanka. Faktori i jashtëm është loja që ky po bën.

Po e çon Shqipërinë në varr. Janë shfaqje që të jetë në qendër të vëmendjes, shpalli shtetin e Bektashinjve. Sot kërkon të realizojë që ky është njeriu i vizioneve, jo një Ramaduro. Opozita ka shumë të drejtë, mundësitë janë minimale. Ka një strategji politike që opozita duhet ta rishikojnë.

S’përballohet me normalitet, duhet zhvilluar nga gjithë ne. Duhen prerë tentakulat e blerjes së votave…marrëveshje e heshtur mes përfaqësuesve të BE dhe Ramës, asnjë nga vendet anëtarë që Shqipëria me këtë lidhje me krimin, e drogën, mbrojtjen e qeverisë për pastrimin e parave s’ka të ardhme të Shqipërisë evropiane.

Sot është që ky horr politik duhet të zhduket nga Shqipëria. Opozita të mos nis të thotë për reformim, janë lojërat e Ramës. Duhet dikush që merr përsipër burgun, do të jetë periudhë e gjatë që do ta luftojë e përballojë për rikthimin e demokracisë. Përpara një diktature s’ke ç’bën”, tha Gimi i Puros.