Kryeministria shtron tapetin e kuq për pritjen e ministrave të qeverisë, pas betimit i pret fotoja familjare

Politikë

Publikuar: 19/09/2025

Kryeministria shtron tapetin e kuq për pritjen e ministrave të qeverisë, pas betimit i pret fotoja familjare

Në shkallët e kryeministrisë është shtruar tapeti i kuq për të pritur të gjithë ministrat e kabinetit të qeverisë ‘Rama 4’, të cilët do të mblidhen në kryeministri për mbledhjen e parë qeveritare pas betimit përpara kreut të shtetit, presidenti Bajram Begaj.

Siç e do tradita, skuadra ‘Rama 4’ do të zhvillojë dhe foton familjare në shkallët e kryeministrisë.