Ndërpritet Kuvendi, Balla-opozitës: Nëse nuk do të reflektoni për sjellje tuaj, do të kalojmë në votim

Politikë

Publikuar: 18/09/2025

Ndërpritet Kuvendi, Balla-opozitës: Nëse nuk do të reflektoni për sjellje tuaj, do të kalojmë në votim

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar ndërprerjen me 5 minuta të seancës plenare.

Balla i bëri thirrje opozitës që të reflektojë në sjellën e saj, do të kalohet në votim.

Zoti kryetar i Kuvendit, dje në Konferencën e Kryetarësh, kemi qenë të qartë me kolegët e opozitës. Asnjë herë nuk ka ndodhur që të ndërpritet fjala e Kryeministri.

Çdo përpjekje për të ndërprerë këtë seancë  dhe fjalën e kryeministrit, nga një sjellje e padenjë e një anëtari të Kuvendit, duhet të parashikohet nga rregullorja e kuvendit , kërkoj 5 minuta pushim.

Nëse nuk reflektohet mbi këtë kërkesë,, ne do të kalojmë në votim”, tha Balla në Kuvend.