Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, të paktën 21 të plagosur, 3 në gjendje kritike

Botë

Publikuar: 13/09/2025

Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, të paktën 21 të plagosur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, 3 prej të cilëve rëndë, sipas njoftimit të shërbimeve të emergjencës.

Shpërthimi ndodhi në orën 15:00 në lagjen Vayekas.

Hetimet fillestare tregojnë se shpërthimi lidhej me një rrjedhje gazi, e cila shkaktoi shembjen e katit të sipërm, duke e shkatërruar plotësisht hapësirën. Sipas raportimeve fillestare, stabiliteti i ndërtesës nuk është në rrezik, siç raportohet nga “Elconfidencial”.