Gazetarja Kozeta Kurti e dyshuar për vjedhje në Bergamo, përlau 48 milionë lekë nga RTSH me një emision mediokër që i kopjoi Blerta Tafanit

Krim & Korrupsion

Publikuar: 10/09/2025

Gazetarja Kozeta Kurti e dyshuar për vjedhje në Bergamo, përlau 48 milionë lekë nga RTSH me një emision mediokër që i kopjoi Blerta Tafanit

Abuzime të rënda me fondet publike, kontrata pa transparencë dhe projekte mediokre me kosto marramendëse. Një auditimi i RTSH-së po nxjerr në pah skandalet që kanë fundosur Televizionin Publik në borxhe.

Radio Televizioni Shqiptar, i financuar nga taksapaguesit shqiptarë, ka për detyrë të garantojë transparencë për çdo projekt, shpenzim dhe blerje. Por faktet e fundit të dala nga auditimi tregojnë se për vite me radhë, fondet publike janë shpërdoruar nga drejtues të lartë dhe bashkëpunëtorë të tyre në projekte pa vlerë për publikun.

Një nga rastet më të përfolura është ai i Kozeta Kurtit (e dyshuar si pjesë e një grupi hajdutësh në Bergamo), e cila ka përfituar shuma të mëdha për emisione me shikueshmëri minimale. Vetëm për një program dy mujor, të realizuar shpesh me një kamerë dhe pa staf teknik të dedikuar, janë paguar 48 milionë lekë.

Shikueshmëria mesatare nuk shkonte më shumë se 220 klikime në rrjet. Për më tepër, formati rezulton i kopjuar nga një projekt i ngjashëm i gazetare Blerta Tafani.

Abuzimi bëhet edhe më flagrant nga fakti se Kozeta Kurti figuron në të njëjtin program me tre role njëkohësisht: prezantuese, autore dhe skenariste. Për secilin rol është parashikuar pagesë e veçantë, duke trefishuar përfitimin personal nga i njëjti projekt.

Pas ndryshimit të drejtimit të RTSH-së, projektet milionere u ndërprenë. Por përpjekjet për të penguar hetimet vazhdojnë. Kozeta Kurti është përfshirë në fushata denigruese ndaj menaxhmentit aktual, duke fabrikuar lajme të rreme për dorëheqjen e drejtoreshës së re, me synim krijimin e kaosit publik dhe shmangien e përgjegjësive.

Auditimi i RTSH-së pritet të bëhet publik së shpejti, duke ekspozuar të gjitha preventivat dhe faturat e dyshimta. Deri atëherë, rasti i Kurtit mbetet një nga shembujt më tipikë se si paratë e qytetarëve janë shpërdoruar për projekte private, duke lënë Televizionin Publik në borxhe dhe pa shikues.

Kërkesa e punonjësve të RTSH-së është e qartë: transparencë totale për çdo projekt dhe çdo blerje, si dhe përgjegjësi ligjore për ata që kanë abuzuar me fondet publike.

https://bergamo.corriere.it/notizie/cronaca/15_gennaio_07/albania-giornalista-d-assalto-bergamo-denunciata-furto-0353b7a2-9673-11e4-9ec2-c9b18eab1a93.shtml