I vëllai deklaroi se e kishin vrarë, Nuredin Dumani: Ju tregoj krimin tim të parë dhe ç’më mësoi Talo Çela

Kronike

Publikuar: 09/09/2025

I vëllai deklaroi se e kishin vrarë, Nuredin Dumani: Ju tregoj krimin tim të parë dhe ç’më mësoi Talo Çela

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani do të rrëfejë publikisht krimet makabre të kryera nga dora e tij dhe të urdhëruara nga eksponentë të krimit. 

Një rrëfim që pritet të jetë tronditës, ku emra “të fortësh”, biznesmenë apo dhe qeveritarë e ish-pushtetarë të dekonspirohen hapur për lidhjet e tyre me mafiet shqiptare.

Në promon e publikuar nga Top Channel, për “Inside Story”, Dumani tregon sesi u bë pjesë e botës kriminale duke u kthyer në një vrasës me pagesë.

Kam pasur një pistoletë për ta shitur, ai ka qenë dhe krimi i parë që un mund të kem bërë fillimisht”.

Tashmë i penduari i drejtësisë dhe personi kyç për zbardhjen e dhjetërave ngjarjeve tronditëse, Nuredin Dumani do të rrëfejë miqësitë, tradhtitë e lidhjet e ngushta me eksponentë të krimit.

Unë nga Talo Çela mësova si të vjedh makina.

Ndërkohë i vëllai i Nuredin Dumanit, Fitim Dumani disa ditë më parë në një intervistë për “MaShqipe”, deklaroi se i vëllai nuk kishte gisht në zhdukjen e Talo Çelës, por se ky i fundit ishte vrarë nga vëllezërit Çopja në Elbasan.