Shërbimi diplomatik i Republikës së Shqipërisë duhet të fokusohet në objektivin e anëtarësimit e vendit në Bashkimin Europian dhe shtetet kryesore të unionit. Asnjë ditë nuk duhet humbur në 4 vitet e ardhshme, në shërbim të këtij synimi historik.
Kjo ishte porosia që kryeministri Edi Rama u dha ambasadorëve të Shqipërisë në vende të ndryshme të botës, të cilët u mblodhën sot në Tiranë, në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve Diplo2025, “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”.
“Një element kycc që mbetet hallka më e dobët e punës së Shërbimit Diplomatik është diplomacia ekonomike ku roli i përfaqësive tona është i dobët dhe ku përjashto raste specifike që lidhen me natyrën dhe vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është inekzistent.
Është bërë një konferencë e dedikuar për përfaqësitë diplomatike në funksion të diplomacisë ekonomike, por rezultatet lënë për të dëshiruar. Ky aspekt duhet të jetë prioritet i ambasadave. Sa i përket politikës së jashtme, qeveria në Tiranë ua ka lehtësuar punën.
Ndryshe nga si ndodhte më parë kur kancelaritë europiane ishin të largëta për përfaqësitë tona, sot kancelaritë ndërkombëtare janë vetëm një telefonatë larg nga Tirana. Puna juaj duhet të jetë e fokusuar te rritja e intestitet të lidhjeve me botën ekonomike, e cila është tejet e zhvilluar në Europë. Duke shfrytëzuar impaktin e Shqipërisë mund të bëjmë shumë së bashku.
Ne kemi çuar në një nivel krejt tjetër marrëdhëniet me disa nga vendet kryesore të Gjirit dhe presim që edhe sbërbimi diplomatik të ngrihet deri në atë nivel dhe mund të shkojmë edhe më tutje. Rezultati lë shumë për të dëshiruar”, tha Rama.