Arrestohet në Republikën Dominikane Soni Pepa, 40-vjeçari i shpallur në kërkim nga SPAK për pjesëmarrje në trafikun ndërkombëtar të drogës. Sipas mediave vendase, Pepa është ndaluar në Santo Domingo dhe akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që vepronte në disa vende të Evropës dhe Amerikës së Jugut.
40-vjeçari është i lidhur me një ngarkesë prej 11 tonësh kokainë, 600 kg prej të cilave u sekuestruan në Roterdam të Holandës midis 7 dhe 8 nëntorit 2020. Ai akuzohet gjithashtu për financimin e blerjes së 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet.
Në momentin e ndalimit, Pepës iu gjetën një pasaportë shqiptare, disa dokumente italiane si dhe pesë telefona celularë të koduar dhe para në dorë.