Beu i Maliqit Gëzim Topçiu strehon në bashki Fatjon Fashon me 2 dosje që ktheu Burgun e Drenovës në motel për vajzat e showbizzi-t. A ka gisht ‘petaniku’ dhe kush po u bie me top parave dhe pronave publike?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 05/09/2025

Beu i Maliqit Gëzim Topçiu strehon në bashki Fatjon Fashon me 2 dosje që ktheu Burgun e Drenovës në motel për vajzat e showbizzi-t. A ka gisht ‘petaniku’ dhe kush po u bie me top parave dhe pronave publike?

Një burim brenda Bashkisë së Maliqit sinjalizon se beu i kësaj njësie vendore, Gëzim Topçiu, në koordinim me ‘petanikun e aferave’ Niko Peleshi po rehabilitojnë Fatjon Fashon, i shkarkuar në korrik të këtij viti si drejtor i burgut të sigurisë së lartë të Drenovës, për pazare me të dënuarit me burgim të përjetshëm dhe kthimin e burgut në han pa porta dhe motel për eskorta, duke cënuar rëndë sigurinë e burgut.

Teksa Fatjon Fasho ka dy dosje penale, një në prokurorinë e juridiksionit të zakonshëm si i rekrutuar nga Laert Haxhiu dhe një dosje në SPAK për korrupsion zgjedhor, beu i Maliqit Gëzim Topçiu tentoi t’a emëronte fillimisht Fashon drejtor kabineti në bashki. Por nga frika e ndonjë arrestimi të beftë, Topçiu po kopsit letrat për t’a bërë drejtor të burimeve njerëzore, pozicion nga i cili Fasho mund t’i japë një dorë Topçiut edhe në ndarjen e parave dhe pronave publike përmes procedurave fiktive.

Në korrik të këtij viti, forcat operacionale kryen një hetim të befasishëm në qelinë e Laert Haxhiut, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyshuar në pritje të gjykimit si drejtues i një grupi kriminal që ka realizuar 17 ngjarje, si vrasje, atentate e shpërthime me tritol, në harkun kohor të viteve 2019-2023. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekustruan 4 aparate telefonikë “Iphone” dhe “Samsung”, që përdoreshin nga tre anëtarët kryesorë të grupit së Laert Haxhiut, si Orgest Bilbili, Anterio Kaloshi dhe vetë Haxhiu.

Gjithashtu, u zbulua se moderatore, modele, ish banore të BBV dhe Për’Puthen, të ashtuquajtura VIP-se, këngëtare etj., kanë mësyrë dhe shpartalluar Burgun e Drenovës, duke kaluar net të zjarrta me figura të krimit të organizuar, duke kompromentuar rëndë sigurinë në burgje. Depërtimi i modeles nga Kosova, Ziza Pajaziti, me dokumente false, për takim special me Laert Haxhiun, është thjeshtë një element senacional i skandalit.

Prokuroria ka hapur një dosje penale. Nën hetim janë ish-drejtori i burgut Drenovë, Fatjon Fasho dhe shefi i policisë së Burgut, Sokol Kaçoli, që të dy të shkarkuar nga detyra. Fasho njihet si pjesë e klanit të Niko Peleshit. Nuk dihet nëse Fasho ka vepruar vetëm për shpartallimin e Burgut të Drenovës apo pjesë e skandalit është edhe Peleshi. Gjithsesi, nxitimi për të strehuar Fashon në Bashkinë e Maliqit është një mesazh presioni dhe sfide ndaj Prokurorisë së Korçës.

Beu i Maliqit, një sfidë për SPAK-un

Gëzim Topçiu ishte shte 33 vjeç kur u zgjodh kryetar i bashkisë së Maliqit në vitin 2000. Popçiu qëndron në krye të njësisë vendore prej 7 mandatesh dhe duket se në pension do të dalë si kryebashkiak. Topçiu ka një argument të fortë; Më duan qytetarët.

Kjo është pjesërisht e vërtetë, pasi Topçiu është sot beu i Maliqit për shkak të PS-së dhe mosveprimit të SPAK-ut. Topçiu u ka rënë me top pronave dhe parave publike gjatë 25 viteve në krye të Bashkisë së Maliqit.

Ndihmën ekonomike, në vend që t’a çojë tek familjet në nevojë, Topçiu e ndan me punonjësit e Bashkisë Maliq. Pronat publike Topçiu i ka ndarë me porosi për një rreth klientësh, në funksion të biznesve të tyre.

Paratë publike, Topçiu i ndan me të njëjtin grup klientelist, me procedura fiktive dhe operatorë fitues të paracaktuar. Grupi i tij përbëhet nga Arben Avduli, Gëzim Avdolli, Maksim Fejzulla, Mavri Shamata, Edison Zaçi, Naim Cara, Ferdinant Çaushi, Selvie Abasllari dhe Shpresa Nika.