Njëfarë pilinçi dhe eruditi Facebook-u, i quajtur Ermal Mulosmani, shpërfaq prej do kohësh urrejtje të sëmurë ndaj gazetarëve, kryesisht ndaj atyre që kanë një identitet dhe profil publik, me një fjalor të atillë shqetësues që mund të jetë objekt ekzaminimi nga specialistët e shëndetit mendor. Një rast i tillë (Robert Staka) u izolua nga organet ligjzbatuese para dy vitesh, i denoncuar fillimisht nga Prapaskena.

Duke sharë dhe bullizuar prej vitesh me rromuze gjize gazetarët, një ditë, rrogzina mediatike, që pretendon se është edhe gazetar, hasi në ‘hundëlesh’, i cili vendosi t’a nxirrte nga kaçuba.
Nga disa verifikime rezultoi se miu i hirtë i pasferrave të Facebook-ut shante një televizion kombëtar dhe punonjësit e tij, përmes një profili ‘Thashetheme nga Kupola’, me qëllim zhvatje pasurie përmes shtrëngimit.


Kur drejtuesit e televizionit e kontaktuan se çfarë e shqetësonte që po u çante menderen dhe që u ishte ngjitur si këpushë, Ermal Mulosmani u paraqit bashkë me bashkëshorten e tij, ku shprehën propozimin për transmetimin e programit të tyre banal “Lufta e Nuseve”. Pra, më bli skenarin mediokër të ‘martesave me shkuesi’ dhe nuk të gjuaj më me llastik pas ferre.



Faktet flasin vetë. Por, poshtërsia arrin kulmin kur pasi Top Channel e pranoj propozimin e tij, miu i hirtë nis të shante punonjësit e TV Klan, ku kishte ngrënë gjellë më parë.

Ndërkaq, referuar një verifikimi në tatime, personazhi që shfaqet një javë si regjizor, tjetrën si gazetar, mandej si publicist dhe kritik i banaqeve televizive, rezulton se punon aktualisht si ‘brigadier’ në një kompani sigurimesh.
Po nga doli ky gjobaxhi pasferrash i vetëquajtur regjizor, publicist, gazetar etj.?
Nga një verifikim më i thelluar, rezulton se fytyrëngrysuri i gazetarëve ka punuar si brigadier në Televizionin Shqiptar, me mision të shumëfishtë.


Disa rrëfime të kryqëzuara theksojnë se balashi mediatik ishte spiun i SHIK-ut të Bashkim Gazidedes në TVSH, i maskuar si brigadier. Në fokus të tij ishte çdo intrigë, thashethem dhe lëvizje rreth spektakleve dhe festivaleve, ku raportonte sistematikisht te Gazidede, dora e Berishës për kontrollin e televizionit publik dhe kthimin e tij në një nevojtore të pushtetit.

I caktuar për spiunimin e sektorit artistik, miu i hirtë nisi të shfaqej si çirak i Vera Grabockës, e cila fillimisht i besonte blerjen e paketave të cigareve DS. Më pas, nga çirak u kthye në një nga kodoshët e Vera Grabockës për rekturimin e çupëlinave si instrumente për korruptimin e barkëmëdhenjve të politikë dhe biznesit.

Si një gjethe e tharë që kërkon të shkelet për të bërë zhurmë, ‘Shreku’ me çehre budallai i Verës ka nisur të shprehë pezmin për njëllosjen e tij si gazetar polisash dhe erudit kazani, ku me hidhërim të thellë njofton mosbesimin tek drejtësia e re për t’a rivendosur emrin e tij të madh në vendin që i takon! Vijon…