Kryetari i partisë “Bashkimi Popullor i Pensionistëve”, Selami Jenisheri është paraqitur sot në Kolegjin Zgjedhor për të mbështetur Partinë Demokratike në betejën ligjore me KQZ lidhur me certifikimin e zgjedhjeve të 11 majit.
Jenisheri pretendon se këto zgjedhje janë një farsë që prej vitit 2021, ndërkohë që shton se populli i ka mbushur xhepat me para, ndaj duhet t’i dalim për zot.
“Ne nuk jemi deputetë për të mbyllur gojën këtu. Na i ka mbushur xhepat me para populli dhe jemi betuar aty se do t’i dalim zot. Duhet të përulemi përpara popullit”, thotë Jenisheri.