Në mars të vitit 2021, deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi u përfshi në një konflikt fizik me biznesmenin Gjergj Luca. Pamjet e konfrontimit fizik u pasqyruan gjerësisht në media.

Një javë më pas Gjergj Luca deklaroi se e kishte falur deputetin demokrat Luçiano Boçi, ndërsa ky i fundit e pranoi vullnetin për paqe të biznesmenit. Arsyet e sherrit mbeten të paqarta.
Në gusht të vitit 2022, Bashkia Elbasan njoftoi se dy kompani, Rozafa shpk e biznesmenit Gjergj Luca dhe Doko shpk e biznesmenit Fatbardh Doko kishin rezultuar fituese në një garë (pa garë) të tenderit për dhënien me qira të disa pronave publike në administrim të bashkisë, e cila kontrollohet nga qeveria Rama, të cilës PD-ja i referohet si regjim.

Më konkretisht, biznesmeni Fatbardh Doko ka marrë me qira nga Bashkia Elbasan për 9 vite një sipërfaqe pronë publike prej 25 hektarësh në n/ngastren pyjore nr.31/a,32/ab, ekonomia pyjore “Zalli-Shkumbin”, për vendosje stacionesh dhe bazamente për panele fotovoltaike me qëllim prodhimin e energjisë, përmes një procedure ku ka qenë ‘konkurrent’ i vetëm.

(Fatbardh Doko)
Në të njëjtën zonë, ekonomia pyjore “Zalli-Shkumbin”, n/ngastra pyjore nr.31/a,32/ab, Gjergj Luca, përmes kompanisë Rozafa shpk, ka marrë me qira nga Bashkia Elbasan 10 hektarë tokë publike për të ngritur biznesin e fotovoltaikëve (pa garë). Pra, nga një sipërfaqe në tërësi prej 35 hektarësh, në të njëjtin vend, 25 hektarë i ka marrë Fatbardh Doko dhe 10 hektarë Gjergj Luca, pasi Luca u përlesh me Luçiano Boçin.
Biznesmeni Fatbardh Doko është krushku i deputetit të PD Luçiano Boçi. (Deputeti Boçi është vjehrri i Eri Dokos, i biri i Fatbardh Dokos).

(Fatbardh Doko dhe Luçiano Boçi)
A janë përplasur Fatbardh Doko dhe Gjergj Luca për ndarjen e pasurisë publike për të ngritur biznesin e fotovoltaikëve? A është ky motivi i sherrit mes Boçit dhe Gjergj Lucës në Labinot konfliti për fotovoltaiket?
Nuk mund të dalim në një konkluzion. Por, motivi i konfliktit fizik mbeti i paqartë, ndërsa palët falën njëri-tjetrin, duke evituar rrugën gjyqësore që mund të hidhte dritë rreth shkaqeve.
Miliona euro para publike dhe HEC-e
Fatbardh Doko nuk është bërë biznesmen pas krushqisë me deputetin e PD-së. Doko rezulton me një historik biznesi prej 30 vitesh. Gjithsesi, një pjesë të përfitimeve të parave dhe pasurive publike i nga degët e qeverisë Rama i ka konkretizuar gjatë krushqisë, ndonëse kjo nuk do të thotë si ka marrë nën ndikimin e deputetit, pjesë e një force politike në opozitë.
Rreth 6.5 milionë euro tendera, pa konkurrencë dhe me ofertë fituese gati sa fondi limit, Fatbardh Doko i ka marrë nga OST, një nëndegë e qeverisë, në bashkëpunim me biznesmenët Fatos Aliaj dhe Ardit Metaliaj. Ky i fundit dyshohet se është derivat i oligarkut Bashkim Ulaj, i skeduar si bankomat i Familjes Berisha, përfituesi më i madh i fondeve dhe pasurive publike me vlerë mbi 2 miliardë euro.



Biznesmeni Fatbardh Doko, përmes kompanisë Doko shpk, zotëron edhe kompaninë Energjia shpk, themeluar në vitin 2017, me kapital 5 milionë euro. Kjo kompani është përfituese e koncensionit për ‘ndërtimin, operimin dhe transferimin e Hidrocentralit Bushtrica 1’, me vendodhje në Qarkun Elbasan.


Nuk kemi informacione dhe as prova për elemente korruptive të këtij koncensioni, por gjithsesi është një tregues se Shqipëria nuk është një vend kaq i zi për klimën e biznesit sa pretendon PD-ja në deklarata publike.
Linja e interkonjeksionit 70 milionë euro
Përmes kompanisë me objekt të paqartë në letra, por të mirëllogaritur, Joint Venture Mitas Energy and Metal Construction Inc – DOKO, biznesmeni Doko është në ortakëri me biznesmenin turk Volkan Karabag, i cili vepron në Maqedoninë e Veriut.

Kompania e themeluar në dhjetor 2020 me kapital 100 lekë, sipas burimeve është krijuar për të fituar zbatimin e projektit mbi 70 milionë euro për ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kv Shqipëri – Maqedoni e Veriut. Madje Operatori Sistemit Transmetimit duket se ka kapsotitur edhe letrat e kësaj linje!

Nuk dihet nëse për çështjet e ndikimit në mjedis është kontraktuar dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, meqenëse ka pasur shumë kohë të lirë gjatë arrestit shtëpiak.
Qeveria vihet në lëvizje për krushkun e Boçit për parkun tjetër fotovoltaik në Fier
Këshilli Kombëtar i Territorit me në krye Edi Ramën, në mbledhjen e datës 2 korrik 2024, përpos të tjerave, ka miratuar edhe vendimin për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Fier nga kompania Albania Power Core shpk. Dihet puna e mundimshme që qëndron pas një vendimi të tillë.



Projekti i impiantit fotovoltaik është hartuar nga kompania Doko shpk, me pronar Fatbardh Doko. Ky i fundit rezulton aksioner me 25 % në kompaninë zbatuese dhe përfituese të projektit.

Katër muaj më vonë vihet në lëvizje ERE me në krye Petrit Ahmetin, i cili lincencon kompaninë Albania Power Core, për prodhimin e energjisë elektrike.

Fatbardh Doko ka në pronësi edhe kompaninë e materialeve të ndërtimit DOALPAINT shpk, përfituese e fondeve publike, por në vlera modeste.