1 milion euro fonde dhe 130 ton pajisje – BE nis paketat humanitare për Afganistanin pas tërmetit që la të vdekur 1 400 persona

Aktualitet

Publikuar: 02/09/2025

1 milion euro fonde dhe 130 ton pajisje – BE nis paketat humanitare për Afganistanin pas tërmetit që la të vdekur 1 400 persona

Bashkimi Europian ka ofruar 1 milion euro fonde dhe rreth 130 ton pajisje si ndihma humanitare për Afganistanin, që është goditur nga një tërmet shkatërrimtar që ka shkaktuar mbi 1400 viktima.

Ndihma jonë për Afganistanin është tashmë në rrugë e sipër. Ne reaguam menjëherë ndaj lajmit të pakëndshëm për tërmetin. Dy fluturime me ndihmë humanitare nga BE pritet të mbërrijnë në Kabul brenda javës, duke transportuar 130 ton artikuj thelbësorë si tenda, ilaçe, ujë, veshmbathje dhe artikuj higjene”, deklaroi zëdhënësja e shtypit e Komisionit, Eva Hrdchirova.

Ndihmat humanitare të BE-së në këtë vend shpërndahen vetëm përmes organizatave partnere, në përputhje me parimet humanitare.

Tërmeti i 31 gushtit me magnitudë 6 që goditi provincat verilindore Kunar, Nangarhar dhe Laghman të Afganistanit ka shkaktuar deri tani mbi 1400 të vdekur dhe 3124 persona të plagosur.