Komisioni Rregullator shpalli rezultatin përfundimtar të votimeve të 11 majit! Berisha: PD nuk i njeh zgjedhjet, ishin farsë elektorale

Politikë

Publikuar: 28/08/2025

Komisioni Rregullator shpalli rezultatin përfundimtar të votimeve të 11 majit! Berisha: PD nuk i njeh zgjedhjet, ishin farsë elektorale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi sot pasi Komisioni Rregullator në KQZ shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit.

I pyetur lidhur me çështjen në një konferencë për mediat, Berisha tha se PD nuk I njeh zgjedhjet e 11 Majit, pasi ato ishin farsë elektorale.

“PD nuk i njeh zgjedhjet. Përfaqësuesit tanë mbajtën qëndrim dinjitoz në komision. Këto ishin farsë e vërtetë elektorale”, tha Berisha.

Komisioni Rregullator në KQZ shpalli sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit.

Me tre vota pro dhe dy kundër, u miratua projektvendimi për rezultatin e zgjedhjeve.

Ky hap shënon mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor dhe çel rrugën për konstituimin e Kuvendit të ri. Miratimi i rezultatit nga Komisioni Rregullator do të pasohet më pas me mbledhjen e parë të Kuvendit, ku do të zhvillohet edhe seanca e konstituimit.