“Jam shoferi i kancelares së SPAK-ut”, kërcënoi inspektorët e IMT-së, arrestohet një person në Tiranë

Aktualitet

Publikuar: 25/08/2025

“Jam shoferi i kancelares së SPAK-ut”, kërcënoi inspektorët e IMT-së, arrestohet një person në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një person i cili hiqej si shofer i kancelares së Prokurorisë së Posaçme.

Shtetasi i arrestuar me inicialet R.I. kishte ndërtuar pa leje një banesë. Kur i kanë shkuar inspektorët e IMT-së për verifikimin e dokumentacionit, ai i ka kërcënuar duke iu thënë se punonte si shofer i kancelares së SPAK.

Pas kryerjes së verifikimeve, ka rezultuar se R.I., nuk ka punuar asnjëherë në SPAK.

Pas konstatimit të objektit pa leje IMT-ja ka referuar rastin në organet ligjzbatuese për verime të tjera hetimore.