Administratori dhe pronari në letra i Bankers Petroleum Hongping Xiao rezulton kordinator i skemës së zhvatjes së pasurisë nëntokësore shqiptare, përmes fryrjes së shpenzimeve me faturime fiktive, manipulimit të bilanceve, fshehjes së kontratave, vjedhjes me skemën e TVSH-së, shmangies së taksave, blerjes së mediave, pastrimit të parave etj. (Të ardhurat e kompanisë zhvatëse nga nafta janë rreth 6 miliardë euro, ndërsa shpenzimet rreth 7 miliardë euro. Kinezi Hongping Xiao, i arrestuar disa ditë më parë, ka kontribuar për krijim e kësaj grope financiere).
Krahas vjedhjeve, Hongping Xiao-s i pëlqente edhe të argëtohej. Kinezi i Bankers njihej për festat harbuese, ku derdhej shampanja ‘lumë’, për udhëtimet në vende ekzotike me jaht dhe charter. Hongping Xiao shpenzonte qindra mijëra euro në vit për festa të ‘çmendura’.Shpenzimet i përfshinte tek kostot e kompanisë në funksion të skemës së mospagimit të taksave.

Hongping Xiao organizonte festa jashtë Shqipërisë, në kështjella dhe jahte, të cilat përfundonin në orgji. Vajzat me kriter deri në 25 vjeçe rekrutoheshin dhe përzgjidheshin nga një personazh i quajtur Turi i Bankersit, i cili tërhiqte çanta me para nga banka të nivelit të dytë. Vajzat e moshës deri në 25 vjeçe, mes tyre edhe minorene, menaxhoheshin nga Turi, i cili u’a dërgonte ‘ustallarëve’ kinezë e shqiptarë përmes fluturimeve me charter.
Hongping Xiao i pëlqente të bënte edhe gili-vili me zonjat dhe zonjushat e Bankersit, disa nga të cilat paguheshin me mbi 10 mijë euro në muaj. Nga përgjimet e reflektuara në dosjen e prokurorisë, del në pah karakteri i Hongping Xiao jo vetëm si një hajdut i frikshëm, por edhe ‘qejfli’. Xiao i pyeste në telefon gratë dhe vajzat e Bankersin se çfarë kishin veshur, fund apo pantallona.

Në 24 prill 2025, hajduti i madh kinez Hongping Xiao bisedon në telefon me zonjën Doina Goga, pjesë e departamentit ligjor të Bankers. Pasi bisedojnë për raportin me median, pazaret, shantazhet dhe kontratat për të mbuluar të vërtetën, Xiao e pyet zonjën Goga se çfarë ka veshur dhe nëse ka veshur fund. Goga i përgjigjet se ka veshur kostum.

Ndëkaq, krahas vjedhjes me ‘ustallarët’ shqiptarë, Hongping Xiao kishte krijuar një skemë kriminale për largimin e parave të vjedhura, përmes disa kompanive fantazmë në emrin e shtetasve nga Kina dhe Kazakistani. Dhjetëra milionë euro dilnin nga Shqipëria përmes sistemit bankar.

Përmes kompanisë Qinglong Petroleum Technology and Engineering Company LLPme zyra fiktive në Fier, Hongping Xiao, i cili besohet se është pronar vetëm në letra i Bankers, janë përvetësuar miliona euro gjoja duke paguar punonjës kinezë që nuk kanë ardhur fare në Shqipëri.
Përmes kompanisë PetroSolution me pronar formal Ramil Kimurov nga Kazakistani, janë larguar nga Shqipëria 17 milionë euro me faturime fiktive. Kompania ka vetëm 1 punonjës.

Përmes kompanisë Alb Talent Solution shpk, me pronar në letra Dauren Zhumabayev nga Kazakistani, janë larguar nga Shqipëria 15 milionë euro gjatë periudhës 2022-2025, me faturime fiktive.

Bankers Petroleum Albania ka hyrë edhe në raporte huadhënie me kompanitë e sajuara prej kupolës së saj, gjithnjë në funksion të fryrjes së shpenzimeve, devijimit të fitimit, përfitimit nga skema e TVSH-së dhe shmangia e taksave.