E ftuar në abc news, anëtarja e Këshillit Kombëtar rë PD, Alesia Balliu, u shpreh se Berisha duhet të ikë për shkak të humbjes dhe ishte ai vetë që e caktoi nenin “Basha”.
Balliu u shpreh më tej se “kukullat” në grupin parlamentar po përpiqen ta mbajnë në lojën Berishën, por ai i ngjan sot gjeneralit të një ushtrie të vdekur politikisht.
“Humbja e PD ka qenë shumë e dhimbshme dhe si çdo humbje kërkon reflektim dhe formatim. Sali Berisha duhet të largohet, pasi sot që flasim është gjenerali i ushtrisë së vdekur.” – tha Balliu.
“Politikisht Berisha ka një grup parlamentar “kukulla të tij”, sepse ne po flasim për një himbje radikale. Berisha erdhi me misionin për të mundur Ramën, por, siç e pamë në rezultat, nuk mundi dot në rezultat as Bashën. Tani ka nxjerr kukullat e tij Boçin me shokë të mbajtën legjitomitetin fals të Sali Berishës dhe të mohojnë humbjen. Sali Berishës i ka mbaruar koha e tii politike dhe kukullat e tij nuk mund ta mbajnë dot.” – vijoi më tej ajo.