Naun Shundi do të trajtohet në QSUT, Ministria e Shëndetësisë ofron mbështetje të plotë

Aktualitet

Publikuar: 21/08/2025

Naun Shundi do të trajtohet në QSUT, Ministria e Shëndetësisë ofron mbështetje të plotë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka sqaruar opinionin publik mbi gjendjen shëndetësore të aktorit të njohur Naun Shundi.

Sipas deklaratës zyrtare, pas njoftimit të marrë më 7 gusht 2025 nga MEKI, autoritetet shëndetësore janë vënë menjëherë në kontakt me familjarët e aktorit dhe kanë garantuar mbulimin e të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjeve mjekësore të nevojshme.

Gjatë pritjes së rezultatit të biopsisë, u evidentua nevoja për mbështetje të mëtejshme në vijimin e trajtimit. Edhe në këtë fazë, Ministria ka konfirmuar angazhimin e saj për të qëndruar pranë artistit.

Në njoftim zyrtar thuhet se Naun Shundi pritet të rikthehet në Shqipëri për të nisur trajtimin pranë Qendrës së Specializuar në QSUT, ku do të vijojë kujdesi mjekësor i posaçëm.