Personi që shihni në foto është 61-vjeçari Shkëlqim Krrashi i arrestuar nga policia e kryeqytetit ditën e djeshme në zonën e Yzberishtit.
Shkëlqim Krrashi kishte kthyer banesën e tij në laborator droge, ku përpunoheshin lloje të lëndëve narkotike si kannabis dhe kokaina, në trajta e forma të ndryshme. Referuar burimeve për media, Krrashi e siguronte kannabisin dhe vajin nga Maqedonia e Veriut.
Krrashi e ndante kokainën në doza për tu shitur ndërsa kannabisi dhe vaji shiteshin me shumicë në zonën e Yzberishtit.
Gjatë kontrolleve në banesën e 61-vjeçarit, është gjetur dhe sekuestruar: 17 kilogramë lëndë narkotike Kanabis (çokollatë), e ndarë në 69 paketime, 22.5 litra vaj Kanabisi (të dyja sasitë me rreth 500 000 euro), rreth 65 gramë lëndë narkotike Kokainë, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.
61-vjeçari Shkëlqim Krrashi nuk rezulton të ketë pasur precendentë të mëparshëm kriminale.