Situata me zjarret, Berisha thotë se ishin krim shtetëror

Politikë

Publikuar: 18/08/2025

Situata me zjarret, Berisha thotë se ishin krim shtetëror

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka cilësuar një krim shtetëror zjarret që shkaktuan dëme të mëdha në disa zona të vendit përgjatë kësaj vere.

Sipas Berishës, Shqipëria pësoi djegie më të mëdha se shumë vende të rajonit, teksa qeveria përmes propagandës raportonte për mijëra efektivë në terren.

“Dënoj si një krim shtetëror propagandën e neveritshme, mashtruese të narkoqeverisë, e cila bënte fjalë për dhjetëra mijëra forca të angazhuara, në një kohë kur nga fushë beteja, gazetarët informonin se atje numëroheshin me gishtërinjtë e duarve zjarrfikësit apo forcat e tjera në shuarjen e zjarreve. Por sot, unë jam këtu për të qartësuar shqiptarët se pse shkatërrimet e zjarreve këtë vit janë një krim i vërtetë shtetëror. Janë një krim shtetëror për arsye se në mënyrë të papërgjegjshme për shkak të korrupsionit, vjedhjes, indiferencës dhe injorancës, Shqipëria u gjet e çarmatosur tërësisht nga mjetet antizjarr.” – tha Berisha në konferencën e sotme për shtyp.