Përplasen tre makina në aksin Berat-Dimal, plagosen drejtuesit

Aktualitet

Publikuar: 18/08/2025

Përplasen tre makina në aksin Berat-Dimal, plagosen drejtuesit

Një aksident ka ndodhur sot në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë, ku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa shkaku i përplasjes po hetohet nga autoritetet përkatëse.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Beratit për ekzaminime dhe trajtim mjekësor, dhe fatmirësisht gjendja e tyre raportohet si stabile.