“Presioni ndaj Rusisë duhet të rritet nëse nuk arrihet marrëveshje për armëpushim”

Botë

Publikuar: 17/08/2025

“Presioni ndaj Rusisë duhet të rritet nëse nuk arrihet marrëveshje për armëpushim”

Presidenti i Këshillit Evropian thotë se BE-ja dhe SHBA-të duhet të “shtojnë presionin” ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një armëpushim.

Në një postim në X, Antonio Costa shkruan: “E drejta sovrane e Ukrainës për të përcaktuar kushtet e saj për paqe duhet të respektohet”.

Costa thotë se mirëpret “gatishmërinë” e SHBA-ve për të marrë pjesë në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën”, duke shtuar se kjo do të “pengosë agresionin e ardhshëm rus”.

“Evropa është e gatshme të bëjë pjesën e saj”, shkruan ai.