Në dosjen e Prokurorisë Fier për zhvatjen e pasurisë nëntokësore të Shqipërisë nga organizata kriminale Bankers, mungon një hetim shterues për të zbuluar se ku kanë përfunduar miliarda euro nga zhvatja e naftës shqiptare. Emrat e identifikuar deri më tani kanë vjedhur rreth 1 miliardë euro, por ‘gropa’ është e frikshme, 6 miliardë euro, plus dëmi me shpërthimet jashtë normave dhe kritereve teknike, si dhe përfitimi i qindra milionë euro me skemën e rimbursimit të TVSH duke dorëzuar faturimet fiktive, për manipulimin e shpenzimeve për të mos paguar 50 % të fitimit.


‘Mamuthët’ e naftës Idajet Ismailaj dhe Behar Çukaj kanë marrë dhjetëra milionë euro, Loni i Bankersit, vetëm me një kompani ka marrë 45 milionë euro, Alket Hyseni 6 milionë euro, Besnik Çerekja 4.5 milionë euro, llogaritari nga Lushnja Mirgen Dervishi ka marrë 4 milionë euro, Endri Puka 1.4 milionë euro, mediat për të heshtur disa milionë euro, për festa dhe orgji disa milionë euro, për rroga dhjetëra milionë euro etj.
Gropën 6 miliardë euro në ekonominë shqiptare Bankers nuk e ka bërë vetëm. Bankers ka bashkëpunuar me kompanitë Simons, Bolv Oil, Albstar, Tea-co, Hoh, Crosco, Phoenix Technology, Western Atlas, Smape, Q.Sinaj, H&A Law Firm, Mirgen Dervishi PF, Studio Legale Cerekja, Besnik Cerekja PF, AKSENT L&BC, PKF Albania, Business Corporate Tax Consulting, Eida etj. Janë mbi 50 funitorë. Vetëm kompanisë së huaj Hoh, Bankers i ka paguar me një dorë 73 milionë euro, për shërbime që nuk ekzistojnë, me fatura fiktive.
Çdo kompani e kontraktuar nga Bankersi, shumica e të cilave i fshehin pronarët në offshore, është një histori më vete korrupsioni.
Shifrat janë të frikshme për realitetin shqiptar, por sërish hajdutët e ekspozuar nuk përfaqësojnë dorën kryesore, pasi bëhet fjalë për miliarda euro të vjedhura në vend që të shkonin në buxhetin e shtetit, për t’ua shpërndarë shqiptarëve në rroga, pensione dhe ndihmë për të pamundurit.
Po kush janë ‘peshqit e mëdhenj’ të aferës Bankers?
Prapaskena po punon për të identifikuar xhepat e mëdhenj ku kanë përfunduar miliarda euro. Sot po listojmë hajdutët e ekspozuar, 90 % të të cilëve janë lënë jashtë përgjegjësisë penale nga Prokuroria.
Të implikuarit dhe përfituesit
Idajet Ismailaj
Alket Hyseni
Endri Puka
Ardit Kero
Leonidha Çobo
Hongping Xiao
Behar Çukaj
Olsi Çukaj
Besnik Çerekja
Mirgen Dervishi
Andi Shyti
Taulant Asllani
Artur Çobo
Eridona Sulaj
Laura Saro
Besnik Mustafaj
Antigoni Çobo
Baki Sina
Fatos Sina
Frident Kuqi
Flavia Capo (Dhima)
Diona Goga
Majlinda Thana
Matilda Ibraliu
Nertila Demiri
Astrit Stefa
Gëzim Islami
Klarg Flaga
Erton Ademaj
Kledi Xhani
Enea Nuhu
Olgita Adhamidhi
Petrit Ahmeti
Eltar Deda
Anila Denaj
Ridvan Bode
Briseida Shehaj
Genc Ruli
Arben Ahmetaj