14-vjeçari që vrau bashkëmoshatarin në Maliq shpërthen në lot në sallën e gjyqit: Jam shumë i penduar

Kryesore

Publikuar: 17/08/2025

14-vjeçari që vrau bashkëmoshatarin në Maliq shpërthen në lot në sallën e gjyqit: Jam shumë i penduar

14-vjeçari që akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Erald Xhejo, në Maliq ka folur mes lotësh gjatë seancës gjyqësore, duke shprehur thellësisht pendesën për ngjarjen tragjike.

“Nuk kam dashur të bëj vrasje.  Ishte grindje e çastit.  Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen”, ka thënë mes lotësh Enedio Guri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e 14 gushtit në fshatin Pirg të Maliqit, aty ku dy të miturit janë konfliktuar për motive të dobëta. Erald Xhejo u vra me thikë jashtë ambjenteve të një lokali në Pirg të Maliqit nga Enedio Guri.

Gjykata Korçës sot vendosi masës arrest me burg për autorin, si dhe për babain e tij Edison Guri dhe xhaxhain e tij, për pengim të zbardhjes së ngjarjes.

/Tema