Familja e autorit të vrasejes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Leminot të Maliqit kanë braktisur banesën duke i vendosur kyçin. Pas arrestimit dhe kryefamiljarit dhe autorit të krimit 14-vjeçarit Enedio Guri, pjestarët e tjerë të familjes janë larguar për shkak të frikës.
Edhe lokali në fshatin Pirg ku ndodhi ngjarja ka qenë sot i mbyllur megjithëse kanë përfunduar të gjitha veprimet hetimore.
Tetë persona janë arrestuar nga policia e Maliqit lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e së enjtes, ku u vra me thikë 14-vjeçari Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg. Në pranga është vënë autori 14-vjeçar, babai E. G dhe xhaxhai i tij R. G., 4 të mitur si dhe 34-vjeçari Flori Çela.
Ka qenë një goditje e vetme në zemër që i ka shkaktuar vdekjen 14-vjeçarit. Pas kryerjes së krimit, autori, i cili mbeti gjithashtu i dëmtuar, ka tentuar që të largohet me një automjet me 34-vjeçarin, që ishte i pranishëm kur ndodhi sherri. Babai dhe xhaxhai i të miturit akuzohen për veprime që pengojnë të vërtetën pasi fshehën thikën me të cilën u krye krimi. Ndaj autorit rëndon akuza e vrasjes me dashje dhe drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt.
Katër të miturit e arrestuar kanë gjithashtu të pranishëm në konflikt dhe akuzohen se kanë tentuar që të pengojnë zbulimin e së vërtetës. Sakaq, 34-vjeçari Flori Çela që tentoi të largohej me autorin, akuzohet për moskallëzim krimi.