Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, kryebashkiaku Topçiu shkon për ngushëllime në banesën e familjarëve: Humbje e pazëvendësueshme, t’i themi stop dhunës

Kronike

Publikuar: 15/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, kryebashkiaku Topçiu shkon për ngushëllime në banesën e familjarëve: Humbje e pazëvendësueshme, t’i themi stop dhunës

Kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu ka reaguar për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo pasditen e djeshme nga një bashkëmoshatar në lokalin e fshatit Pirg. Në një reagim në rrjete sociale, ai ka shprehur ngushëllimet për familjen e 14-vjeçarit, ndërsa ka përcjellë edhe një mesazh për t’i dhënë fund dhunës.

Kryebashkiaku ka shkuar edhe në banesën e familjarëve të viktimës për t’u shprehur ngushëllimet.

“E rëndë për të gjithë ne ngjarja në Pirg, ku i riu 14-vjeçar Erald Xhejo ka humbur jetën nga dhuna mes bashkëmoshatarëve. Ngushëllime të sinqerta familjes për këtë humbje të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe! Apeli shkon për të gjithë në këtë ditë të vështirë: Stop dhunës, bashkëjetesësa duhet të jetë bazë e themelit të familjes e shoqërisë tonë!”, shkruan ai.