Shkon në tre numri i të vdekurve pas të shtënave me armë në Gjilan, kush është autori i ngjarjes

Rajon

Publikuar: 10/08/2025

Shkon në tre numri i të vdekurve pas të shtënave me armë në Gjilan, kush është autori i ngjarjes

Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë mesditën e sotme në Gjilan.

Viktimat janë babai, djali dhe dhëndrri i familjes, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë teatrit të qytetit.

Sipas burimeve të para nga policia, dyshohet se motivi i ngjarjes lidhet me fajde.

Autori i dyshuar është Mefail Shkodra. Ky i fundit një vit më parë ishte arrestuar për fajde dhe është ende në arrati, ndërsa forcat e rendit janë vënë në ndjekje të tij.