Nga pronari i hotelit, te personi që i çonte ushqimin dhe berberi personal/ Jepen sot masat për bashkëpunëtorët e Flodian Plakut

Kronike

Publikuar: 07/08/2025

Nga pronari i hotelit, te personi që i çonte ushqimin dhe berberi personal/ Jepen sot masat për bashkëpunëtorët e Flodian Plakut

Ka nisur në orën 09:30 në Gjykatën e Vlorës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër personave të arrestuar së bashku me Flodian Plakun në Orikum.

Të ndaluarit janë:
Albano Lapshi, i cili dyshohet se i çonte ushqim Plakut,
Armando Dano, berber nga Shkodra,
Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua Plaku,
Julian Aliaj, i cili u kap me armë zjarri me vete dhe rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për trafik droge.

Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për masat e sigurisë ndaj tyre, në lidhje me veprimtarinë e dyshuar kriminale.