Shembet galeria në Bulqizë, vdes në vend minatori në Bulqizë

Kronike

Publikuar: 06/08/2025

Shembet galeria në Bulqizë, vdes në vend minatori në Bulqizë

Minatori humb jetën në një galeri kromi në Bulqizë. Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në zonën D të minierës së Bulqizës, ku ka humbur jetën minatori Fari Veliu, rreth 65 vjeç. Viktima, me detyrë armator, po punonte në ndërtimin e strukturës mbrojtëse të galerisë, kur mbi të është shembur një masiv gurësh në thellësi të tokës.

Për shkak të goditjeve të forta, 65-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Trupi i tij është nxjerrë nga nëntoka me ndihmën e kolegëve, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.

Në vendngjarje kanë mbërritur përfaqësues të AKSEM-it dhe inspektorë të Inspektoratit Shtetëror të Punës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe nëse janë respektuar protokollet e sigurisë në punë.