I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, gjykata merr vendimin për Flodian Plakun

Aktualitet

Publikuar: 05/08/2025

I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, gjykata merr vendimin për Flodian Plakun

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun, 42 vjeç, i njohur edhe me mbiemrat Mamo dhe Serjani, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Gentian Bejtjas.

Plaku u arrestua disa ditë më parë nga Forcat Operacionale në zonën e Orikumit, si pjesë e hetimeve që lidhen me ngjarjen e rëndë kriminale.

Para trupit gjykues, 42-vjeçari ka mohuar akuzat, duke deklaruar:

Nuk kam lidhje me ngjarjen, kam përdorur një Golf para 10 ditësh, prandaj erdhi policia tek unë.”

Në seancën gjyqësore, ai u përfaqësua nga avokati i caktuar kryesisht nga gjykata, Edvis Gorishti, i cili kërkoi një masë më të butë sigurie. Megjithatë, kërkesa u refuzua dhe gjykata vendosi mbajtjen në burg të të pandehurit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së Gentian Bejtjas vijojnë.