Theu me gurë xhamat e bashkisë Korçë, procedohet i riu

Aktualitet

Publikuar: 03/08/2025

Theu me gurë xhamat e bashkisë Korçë, procedohet i riu

Një 27-vjeçar është proceduar penalisht nga policia, pasi ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë së Korçës.

Mësohet se i riu në momentin kur ka kryer sulmin në godinën e bashkisë ka bërë edhe një video live në instagram.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15. Ndërsa Policia thotë se ka identifikuar autorin, shtetasin K. D., banues në Korçë, dhe ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.

“Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë”.