Aksident gjatë natës në Gjirokastër, makina përplas këmbësorin, i plagosuri në gjendje të rëndë për jetën

Kronike

Publikuar: 03/08/2025

Aksident gjatë natës në Gjirokastër, makina përplas këmbësorin, i plagosuri në gjendje të rëndë për jetën

Rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Glinës”, shtetasi T. B., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin S. A., rreth 60 vjeç (këmbësor), i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.