Apeli i Ambasadës së SHBA në Tiranë për qytetarët: Përdore vizën korrekt, respekto kushtet dhe afatin e qëndrimit

Aktualitet

Publikuar: 02/08/2025

Apeli i Ambasadës së SHBA në Tiranë për qytetarët: Përdore vizën korrekt, respekto kushtet dhe afatin e qëndrimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim të qartë për të gjithë qytetarët shqiptarë që pajisen me vizë amerikane: respektimi i kushteve të saj është përgjegjësi personale dhe thelbësore për të ardhmen tuaj.

Është përgjegjësia jote të përdorësh vizën tënde në mënyrë korrekte. Respekto kushtet e vizës tënde amerikane dhe afatin e autorizuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.

Qëndrimi përtej këtij afati mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tënde për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara”. – thuhet në njoftimin e saj.