Tentuan vrasjen e Durim Bamit në Fushë-Krujë, SPAK dërgon për gjykim 2 të pandehurit

Kronike

Publikuar: 01/08/2025

Tentuan vrasjen e Durim Bamit në Fushë-Krujë, SPAK dërgon për gjykim 2 të pandehurit

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar për gjykim 3 të pandehur të akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj shtetasve Durim Bami dhe Ervin Kodra, në ngjarjen e ndodhur më 4 nëntor 2020, në zonën e urës së Tapizës, Fushë Krujë.

-Albert Zaja, i cili akuzohet si organizatori i sulmit me armë ndaj dy shtetasve dhe si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal;

-Elvis Ndreca, i cili dyshohet se ka siguruar kushtet për një tjetër vrasje të planifikuar ndaj shtetasit Durim Bami;

Të tre përballen me akuza për “vrasje në tentativë”, “sigurim kushtesh për vrasje”, “mbajtje pa leje e armëve”, si dhe për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.