Prokurori i SPAK Eneid Nakuçi doli dje në një konferencë për shtyp, duke njoftuar finalizimin e një operacioni për goditjen e një rrjeti kriminal call centrash, që mashtronte qindra qytetarë gjermanë. Zhvatësit hiqeshin si policë, sikur po hetonin për të rikuperuar dëmet që iu janë shkaktuar në fushën e kriptomonedhave dhe FOREX. Rrjeti kishte përfituar 363 mijë euro.
Përtej pompozitetit të prezantimit, i ashtuquajturi rrjet kriminal, në fakt janë disa ‘cironka’ call centerash, të cilët janë goditur edhe në prill të vitit të kaluar. Sa ka përfituar ky ‘grup’ 363 mijë euro kushton vetëm një makinë e bosëve të vërtetë të call centrave, të cilët kanë nisur të investojnë në ndërtim nga Tirana në jug.
Operacioni i pretenduar nga SPAK jo vetëm nuk godet kartelin e mashtrimit me call centra në Tiranë, por përkundrazi, po inkurajon aktivitetin kriminal të ‘peshkaqenëve’ të mashtrimit. Në vend që të merret me bosët e mashtrimit, SPAK merret me disa fillestarë që i ka goditur edhe vitin e kaluar.
Për të zbuluar se kush janë kokat e zhvatjes së qytetarëve evropianë përmes mashtrimit, SPAK duhet të ndjekë rrugën e parave; Makina dhe ora lulsoze, blerje pronash, lokale dhe restorante, fotovoltaike, rezidenca dhe kulla, vila, aksione në kompani etj., si dhe të zbarkojë BKH-në te Ringu te Zogu i Zi, te Selvia, në Komunën e Parisit, pranë zyrave të SPAK tek ish Stacioni i Trenit, para Fakultetit Juridik etj., pasi gjysma e biznesve kamuflojnë celula call centrash.
Klevis Latifi është një nga emblemat e mashtrimit me call centera. Edhe pse i kamufluar, Latifi e ka nisur aktivitetin kriminal para Amant Josifit, i fshehur në Dubai, pasi akuzohet për një skemë mashtrimi 2.4 miliardë euro. 33-vjeçari Latifi, me prona nga Tirana në jug, ka arritur së fundmi të blejë edhe Drejtorinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, duke mbyllur një hetim për pastrim parash. Ai vijon në të njëjtën kohë aktivitetin kriminal dhe pastrimin e parave.
Klaus Shaqiri, përmes kompanisë “Finantex”, komandon disa celula call centerash në Tiranë, duke qarkulluar miliona euro. Shaqiri dyshohet se është prestanome i deputetit të zgjedhur të PD-së, Belind Këlliçi.

Një nga linjat e hetimit të veprimtarisë së Këlliçit nga SPAK është edhe roli i tij në bandën e call centerave, e njohur si ‘banda FRPD’, pasi anëtarët e të cilës kanë pasur pozicione të rëndësishme në FRPD, kur drejtohej nga Këlliçi. Ata kanë braktisur politikën dhe sot janë pronarë të pasurive të paluajtshme me vlerë dhjetëra milionë euro, produkt i zhvatjes së qytetarëve evropianë.
Florian Sula nga Divjaka e Lushnjës, ende aktiv me celulat call center, por i angazhuar në pastrimin e parave me ndërtime në bregdet, vijon të mbetet i paprekshëm nga SPAK-u. Sula është një nga derivatet e Amant Josifit.

Vitet e fundit, me paratë e siguruara përmes mashtrimit me pasoja të rënda, Sula ka blerë prona me vlerë qindra mijëra euro nga Borshi deri në Himarë.
Gleni Allushaj, rezulton drejtuesi i një prej organizatave më të fuqishme të call centrave, e përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Me lidhje të forta policore, organizatës deri më sot i janë arrestuar vetëm disa operatorë.
Nipi i Arben Malajt, Flladi Malaj konsiderohet gjithashtu si një nga kokat e mashtrimit me Forex në zonën e Kristal Center tek Komuna e Parisit dhe Selitës, ndërsa si bazë ka lokalin e tij “Casa Mokador” te Komuna e Parisit në Tiranë. Flladi Malaj është kthyer edhe në simbol i mosndëshkimit nga SPAK-u.

Flladi Malaj kontrollon një rrjet kompanish fantazmë, të cilat dyshohet se i përdor për pastrimin e parave produkt i aktivitetit kriminal. Malaj i ka shpëtuar të gjitha operacioneve për goditjen e organizatave kriminale të mashtrimit me Forex.
Klodian Marku me grupin e tij vijon aktivitetin e mashtrimit me bursa, pavarësisht një goditje që i dhanë rivalët, duke i arrestuar ortakun Agim Shehu dhe 6 punonjës që u shurdhuan me telefonata mashtrimi për një rrogë mujore. Pas një operacioni policor, grupi është ristruktuar dhe vijon aktivitetin.
SPAK ka goditur Xhulian Xhafën dhe Erion Kasmin, duke u sekustruar pasuri me vlerë 2.3 milionë euro produkt i aktivitetit kriminal të mashtrimit, por ortaku i tyre Endri Dyrma vijon menaxhimin e call centrave dhe kamuflimin e fitimeve.
Italiani Jean Paul Max Maconi, pjesë e rrjetit të Amant Josifit, jo vetëm i ka shpëtuar veprimit të drejtësisë, por falë lidhjeve të forta vijon aktivitetin kriminal në Shqipëri përmes një karteli kompanish, me të cilat kamuflon celulat call centera. Italiani dyshohet se ka lidhje me personazhe të skeduar për mashtrim me pasoja të rënda si David Todua, Rati Tchelidze, Guram Gogeshvili, Joseph Mgeladze, Andrii Kalaus dhe Michael Benimini.
Tundimit për t’i hyrë aktivitetit kriminal me call center nuk i ka shpëtuar as këngëtari Besmir Metani. I maskuar me nipte të ligjshme dhe biznes në dukje të rregullt, Besmir Metani kontrollon një celulë call center në Kompleksin Mengalem në Ali Dem, pronë e Fatmir Bektashit, ortakut të Jamarbër Malltezit në pastrimin e parave të pista në ndërtim. Ortaku i Besmir Metanit në skemën e zhvatjes së qytetarëve evropianë përmes mashtrimit, është Artan Karoli, një personazh që prezantohet si grafik dizajn, i skeduar për udhëtime të dyshimta në Izrael.

Metani dyshohet se ka lidhje edhe me bosët e mashtrimit Mendim Domi dhe Jusel Mici, të arrestuar nga SPAK për zhvatje me vlerë miliona euro. Xhovane Xhabrahimi dhe Jeton Haxhija, pjesë e bandës së Amant Josifit, komandojnë disa call centera në Tiranë, duke zhvatur qytetarët evropianë.
Eldi Xhelilaj dhe Enea Mema, derivate të Amant Josifit dhe lidhje e Ndriçim Sulës, i arrestuar rastësisht pasi e kërkonte gjysma e Evropës, udhëheqin një prej skemave të vjedhjes me forex në Tiranë, duke pastruar miliona euro që vijnë nga ky aktivitet.

Dyshja ka ngritur një perandori financiare përmes mashtrimit të qytetarëve Evropianë.
Emri i Kliton Sulçes si pjesë e rrjetit të call centrave doli në pah disa muaj më parë pas dhunimit të qKristi Fufit, djali 19 vjeçar i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi. Sulçe kontrollon një rrjet call centrash në Tiranë, disa nga të cilat pranë Stadiumit Dinamo, kamufluar me kompaninë Datatrain shpk.

Erindi Pysqyli, edhe pse i goditur nga drejtësia si ortak i ‘legjendës’ Amant Josifi, vijon aktivitetin e mashtrimit, maskuar në forma të ndryshme, bashkë me grupin e tij që përbëhet nga Berlando Saraçaj, Iris Puce, Adrian Korriku, Bora Kamberi, Ndriçim Sula, Arbana Bushaj, Anila Toska, Suela Toska, Gjergj Rebi, Anjeza Josifi, Egla Picari, Albjona Kraja, Pietro Kuqi etj.
Erindi Pysqyli dhe Berlando Saraçaj janë në ortakëri me Fation Topallin, Dorjan Remanica, Gjergji Rebi, Arsel Vrapi, Julian Rebi, Denis Picoka, Egnajt Kondakçiu, Pietro Kuqi, Shkëlzen Sinanaj etj.
Pas goditjes nga SPAK, skema ka vijuar nga anëtarët e grupit, ndërsa mbyllja e kompanive kriminale të demaskuara iu besua Arbana Bushajt, Greta Terziu, Anila Toskës, Egla dhe Anjeza Josifit.
Bëhet fjalë për kartelin kriminal APA-LIAISON shpk, MIZU shpk, Ever PLUS shpk, NOVEM ALBANIA shpk, D&D Management shpk, C.V.S shpk, EBI MEDIA MARKETING shpk, CTA GROUPE shpk, ORI TECH shpk, Prima shpk, IOSS shpk, Odyssey shpk, EUROPE SERVICE GROUP, Spot MT shpk etj.
Endri Noti dhe Gerson Tafa është një tjetër dyshe që po bën kërdinë me call centera në mes të Komunës së Parisit, në një objekt pas “lulishtes”. Kompania e tyre UP Group, me objekt aktiviteti në fushën e menaxhimit dhe marketingut, si dhe në konsulencën dhe trajnimet profesionale, në të vërtetë kryen aktivitetin e vjedhjes me forex mu në mes të Komunës së Parisit.
Arjan Sinanaj ose Arjan Labi siç ka dëshirë të njihet në TikTok është një personazh i çuditshëm që nga një fans i rrjeteve sociale, në të vërtetë është një fans i vjedhjes miliona euro ndaj italianëve duke i mashtruar me investimet nëpër bursa. Për më pak se dy vite aktivitet, ky personazh ka arkëtuar miliona euro të vjedhura, duke i investuar në prona, automjete dhe jetë luksoze. I vendosur diku pranë zonës së “Brrylit” zyra e Arjan Sinanajt ka arritur që nëpërmet një stafi vetëm me vajza, të fusë në xhep mbi 2 milionë euro.
Klaris Bakiasi, pronar dhe administrator i kompanisë MVC Production, ushtron aktivitetin e zhvatjes së qytetarëve evropianë përmes platformave mashtruese.
Një tjetër grup i madh dyshohet se është riaktivizuar, ku përfshihen Ardit Topalli, Remilio Muka, Silvio Hysa, Jusel Mici, Emiljano Paja. Mario Sota, Erjon Hoxha, Alma Haruni, Saimir Brakaj, Fjoralba Hoxha dhe Erjona Murrizi.
Pjesë e bandës së call centerave janë edhe Julian Markaj, Roland Kamberaj, Erik Shehi, Ilir Nuredini, Erlind Prenga, Olsi Poçari, Mirsad Nokiçi, Lorenc Lleshi, Arqile Arshi, Denis Picoka, Shkëlzen Sinanaj, Ardita Trupja, Iris Hysenaj, Fatjon Topalli, Dorjan Remanica, Gjergji Rebi, Arsel Vrapi, Julian Rebi, Petro Kuqi, Egnajt Kondakçiu, Arsel Vrapi.
Një tjetër bandë e zbuluar nga të huajt dhe shërbimet përbëhet nga Ermion Markaj, Patricja Radovani, Donald Toma, Arteo Butsi, Emanuele Jaho, Fiodor Ziu, Olti Ferhataj, Hamit Dobi, Erion Kastrati, Aldo Pasku, Gjin Shelnishta, Mojsi Zuna, Bruno Gjini, Greta Gjoci, Olta Toci, Rezarta Ibrahimi, Silvana Veliu, Klodin Memo, Erjon Kasmi, Edri Dyrma, Elona Leka, Xhulian Xhafa, Suada Kurti, Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla, Skerdi Llupi, Alban Sinanaj, Armand Luga, Lorenc Skenderasi, Fjorel Luga, Ismail Mici, Eduart Spasari, Fatmir Qershori, Mariglen Karaj, Elisa Caci, Valbona Abedinaj, Gilberdo Pushani, Frenk Lumi, Desar Bano, Jozef Palushani, Felicia Pop, Armend Haxhiu, Igli Isufaj, Saimir Lita, Gertin Qinami, Bajram Hoxha, Aldo Margjoni, Ergi Ali, Doris Telhallari, Eldjon Lleshi etj.
Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, Ines Muçostepa, dyshohet se është pjesë e skemës së mashtrimit të qytetarëve evropianë, përmes celulave call centera në Tiranë. Muçostepa ka komanduar një ushtri prej 700 vetash në fushën e mashtrimit. Muçostepa njihet si shefja e call centerave italiane në Tiranë, të cilat kanë nisur të mbyllen dhe të kamuflohen me aktivitete të tjera që pas hetimeve dhe arrestimeve masive, me ndërhyrjen dhe angazhimin e autoriteve gjermane dhe spanjolle.
Lorin Xhelilaj, i njohur për jetën e luksit në Dubai, posedon gjithashtu disa celula call center në Tiranë, në emër të njerëzve të besuar, duke zhvatur dhe pastruar miliona euro.
Eno Kepi dhe Bledar Palloshi komandojnë një kartel kompanish si mbulesë për një rrjet call centerash, duke mashtruar qytetarët evropianë.
Alban Xhepa, i dënuar në Itali për drogë, falsifikim e krime kundër personit, të cili prokuroria i ka sekustruar 6 milionë euro pasuri, duke ia kthyer sërish, ushtron aktivitetin mashtrimit përmes investimeve të rreme në bursa. Pasurinë përrallore e ka kamufluar në emër të të afërmve, babait Bajram Xhepa, vëllait, bashkëshortes, kushërinjve e shokëve: Lorenc Xhepa, Meri Xhepa, Qemal Aliu, Iqmet Kolami, Ilirjan Shkurti etj.

Një call center dhe kompaninë Proedita Consulting i kishte kaluar në emrin e vëllait, Lorencit, bashkë me disa llogari bankare. Dy vitet e fundit janë shtuar edhe disa lokale në emrin e Bajram, Alban dhe Lorenc Xhepa. Miliona euro janë pastruar nga Qipro në Tiranë përmes kompanive fiktive.